e premte, 25 shkurt 2011

Jeremic: Ndarja e Kosovës, opsion në qarqe ndërkombëtare

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic ka deklaruar se ka "shumë njerëz" nga komuniteti ndërkombëtar të cilët janë të mendimit se
"ndarja e Kosovës mund të jetë një nga opsionet". 

"Ka gjithnjë e më shumë njerëz në qarqet ndërkombëtare të cilët e shohin se projekti i imponimit të pavarësisë së Kosovës ka rënë në vështirësi dhe se është e domosdoshme të gjendet ndonjë zgjidhje kompromisi. Shumë prej tyre konsiderojnë se ndarja mund të ishte një nga opsionet", ka thënë Jeremic për gazetën "Veçernje novosti"

. 
Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës së Hagës dhe rezolutës së KB, Serbia ka bërë përpjekje të mëdha diplomatike për të bindur sa më shumë vende për pikëpamjet e saj të "drejta". Ai thotë se kjo ka qenë periudha më vështirë e betejës diplomatike që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 


"Me gjithë pritjet e përhapura se do të çojmë duart dhe si pasojë e tërheqjes sonë do të ndodhin me dhjeta njohje, nuk jemi dorëzuar dhe kjo ka dhënë rezultate", ka thënë Jeremic për gazetën "Veçernje novosti". 

Sipas tij, numri i vogël i njohjeve, si dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, është "indikator kyç" i suksesit të Serbisë nën rrethana të vështira./bw
shko