e hënë, 28 shkurt 2011

Johan Cruyff :Reali nuk luan futboll!

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka thënë se Reali është duke humbur pikë në ndeshje të “vogëla” sepse mënyra e tyre e lojës është katastrofale e jo për shkak të ndeshjeve të shumta për një kohë të shkurtër.
Mourinho ditë më parë ka kritikuar ashpër Barcelonën duke thënë se ajo luan në cilën ditë dëshiron ndërsa Reali ka një orare të ngjeshura të ndeshjeve. Por këtë gjë e ka hedhur poshtë ish legjenda e Barcelonës, holandezi Johan Cruyff i cili ka thënë se Reali nuk luan futboll të mirë dhe për këtë arsye nuk fiton ndeshje.

“Barcelona ka problemin e njëjtë si te Reali, pra edhe ajo luan dy ndeshje në javë. Diferenca e madhe ndërmjet këtyre dy klubeve është mënyra e lojës, dhe për këtë arsye Reali nuk mund të fitojë të gjitha ndeshje”.
 
“Barca çdo herë e dominon një ndeshje dhe posedon një pjesë shumë të madh kohës me top. Ndërkohë Reali ka një mënyrë krejt tjetër”, tha Cruyff për El Periodico de Catalunya./topLajm
shko