e diel, 27 shkurt 2011

Kaliforni, hapet supermarketi i parë i mariuanës

Në Sacramento të Kalifornisë është përuruar një market krejt i vecantë i zingjirit të shitjes së produkteve me pakicë WeGrow, ku banorët vendas mund të blejnë produktet e nevojshme që ju duhen për të rritur bimë mariuane në shtëpi. 
Dyqani nuk shet drejtpërdrejt drogë, por i lejon konsumatorëve të mësojnë teknikat e kultivimit dhe për të blerë ato produkte naturale dhe artificiale, të cilat ndihmojnë të rritet shpejt bima e mariuanës. Mariuana është e pranishme në dyqan, por vetëm për tu admiruar me sy nga klientët. 

Sipas pronarëve të WeGrow, të cilët e përkufizojnë dyqanin e tyre si pikën e parë të shitjes së ligjshme të kanabisit, klientët e tyre potencial janë vetëm ato persona të cilët kanë një certifikatë mjekësore, e cila vërteton përdorimin terapeutik të substancës dhe që sipas ligjit mund të kultivojë bimën narkotike në shtëpi. 

Në dyqanin e Sacramentos organizohen edhe kurse të kultivimit për të mësuar të gjitha sekretet e mariuanës dhe disa ekspertë ofrojë këshilla të rëndësishme për mënyrat e rritjes së bimës. Gjithashtu njëri nga sektorët e dyqanit do përdoret për të shitur rrobat në të cilën është shtypur simboli i njohur i kanabisit. 

Wegrow nuk do jetë dyqani i vetëm i këtij lloi. Kjo do të thotë se një depozitë të produkteve të mariuanës është hapur vitin e kaluar në Oakland, gjithashtu në muajt e ardhshëm do të hapen dyqane të reja në Arizona, Colorado, New Jersey dhe Oregon./bw
shko