e hënë, 28 shkurt 2011

Roberto Saviano: UÇK-ja u financua nga mafia

Njëri prej gazetarëve hulumtues më në zë të Italisë, Roberto Saviano, ka folur edhe për mafian kosovare. Ai ka thënë se mafiozët kosvoarë janë shumë të rrezikshëm,
janë të fortë dhe tepër të organizuar. Gjatë një interviste në emision Shqip, Saviano ka thënë se me paratë e mafias është financuar edhe UÇK-ja, madje njerëzit e saj tashmë udhëheqin edhe me Kosovën.
Gazetari italian që ka kohë që ruhet prej shërbimit sekret italian për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga mafia italiane, ka thënë se mafia kosovare dhe ajo shqiptare nuk duan të bashkohen Kosova dhe Shqipëria.
“Tirana dhe Prishtina janë dy kartelë të ndryshëm. Popullsitë duan të bashkohen Kosova dhe Shqipëria por këtë nuk e duan qeveritë dhe grupet mafioze të të dyja vendeve”, ka thënë ai. Saviano ka shprehur frikën se Kosova rrezikon të bëhet një Kolumbi e Ballkanit për transportin e kokainës transgjenike. Saviano ka botuar disa libra, ndër më të njohur është ai për mafianë italiane, Gomorra. Ai është kërkcërnuar vazhdimisht me jetë dhe mbrohet tani nga shteti italian./io
shko