Marshin protestues e ka organizuar shoqata Iniciativa për Kosovën serbe, e cila tenton të bindë qeverinë polake që të tërheqë njohjen e pavarësisë, sepse “ajo është shpallur njëanshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
“Varhava nuk do të duhej të vendosë kurrfarë marrëdhëniesh diplomatike me autoritetet e komprometuara dhe të korruptuara në Prishtinë”, i ka thënë radios polake Marek Skavinjski, një nga organizatorët e marshit protestues.
Polonia ka qenë ndër të parat shtete anëtare të BE-së që ka vendosur të njohë shtetin e Kosovës, por nuk ngutet të hapë ambasadë në Prishtinë.
Kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës ka qenë në atë kohë opozita e pakët polake, si konservatorët ashtu edhe postkomunistët, kurse presidenti i ndjerë Leh Kaçinjski ka deklaruar disa herë se derisa ai është në krye të shtetit nuk do të lejojë që ambasadori polak të shkojë në Prishtinë./kn