kontratën 5 vjet e gjysmë me Chelsean.
Torres, në një intervistë ekskluzive për ueb sajtin e klubit, tha se ndjente se i nevojitej një hap tjetër në karrierë, një sfidë e re.
Është interesant se Torres siç duket do të debutojë për Chelsean pikërisht në ndeshjen kundër ish-klubit të tij në Stamford Bridge.
“Në çdo rast, për Liverpoolin mund të them gjithë të mirat. Ky klub më ka bërë futbollist të shkëlqyer dhe më ka dhënë mundësinë të luaj në nivelin më të lartë. Kurrë nuk do të them asgjë keq për Liverpoolin. Jo, tani kur jam futbollist i Chelseat. Nëse më jepet rasti të luajë të dielën, do të bëjë gjithçka për Chelsean, dhe shpresoj, se do të shënojë”, tha Torres/kn