Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”. Dy ushtarët e plagosur vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë./io