e enjte, 3 mars 2011

QKUK reagon ndaj sulmit fizik dhe kidnapimit


Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Sindikata e QKUK-së, dënojnë rastin e sulmit fizik ndaj çiftit bashkëshortorë që punon në QKUK dhe kidnapimin e djalit të tyre.

Në një komunikatë të QKUK-së thuhet se dhuna fizike ndaj kujtdo qoftë për QKUK dhe sindikatën e QKUK-së, është e pa pranueshme, aq më tepër, kur ajo ndodhë në shtëpi dhe tek punëtorët shëndetësorë, të cilët tërë jetën kanë punuar dhe mjekuar popullatën, kryesisht në bazë humanitare.
“Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të hulumtojnë dhe zbardhin rastin në fjalë, kurse kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin meritor. Mbesim me shpresë së organet e rendit dhe hetuesisë do ta zbardhin rastin dhe fëmija do tu kthehet prindërve të tij”, thuhet në komunikatë./topLajm
shko