e martë, 8 mars 2011

Normal.Fiton Barcelona

Barcelona ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Arsenalit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.Në pjesën e parë të takimit ‘luajti vetëm Barcelona’, mirëpo deri te goli i avantazhit erdhi në minutat shtesë të kësaj pjese, kur pas pasimit të Andres Iniestas, Leo Messi në mënyrë magjike kaloi portierin Almunia për të çuar në këmbë tifozët në Camp Nou (45’+3).

Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), pas krosimit nga këndi të Samir Nasrit, Sergio Busquets gaboi portën për të barazuar shifrat.

Në minutën e 56-të gjyqtari i ndeshjes e dëmtoi rëndë Arsenalin duke ia treguar Robin van Persiet kartonin e dytë të verdhë dhe duke i lënë Topçinjtë me një lojtar më pak në fushë.
Pas një aksioni të shkëlqyer të Iniestas, Villas dhe Xavit, ky i fundit riktheu epërsinë e vendasve (69’).

Ndalimin e Pedros brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga Koscielny, arbitri e dënoi me penallti, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi (71’) për të shënuar golin që kualifikon Barcelonën në çerekfinale të garës më të madhe të futbollit evropian për klube. 

shko