e martë, 8 mars 2011

‘Bisedimet Kosovë-Serbi, në dëm të shqiptarëve’

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’, ne televizionin Alsat M publicisti Veton Surroi shprehet i bindur se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, do të jetë në dëm të shqiptarëve. 


Ai është i bindur se kjo do të ndodhë me fajin e vetë liderëve politik kosovar. 

Surroi ka folur edhe për proceset politike në Maqedoni dhe Shqipëri. Ndërsa paralajmëron edhe për rrezikun që i pret shqiptarët në dhjetë vitet e ardhshme. 


“Procesi negociator I këtillë çfarë është sot është I ndërtuar ashtu që në fund të këtij procesi Serbia do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ndoshta të marrë edhe datën e fillimit të negociatave. Ndërsa Kosova e ka krejtësisht të paqartë se çfarë mund ët nxjerrë nga ky proces”, deklaroi Veton Surroi, publicisti Alsat M/toplajm
shko