e diel, 6 mars 2011

Familja e Emmyt angazhon avokat

Familja Hidersha ka vendosur te angazhoje avokat kunder pergjegjesit per vdekjen e vajzes se tyre. Ky fakt bëhet i ditur nga Ali Hidersha, babai i këngëtares, e cila gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak, pasi u godit me makinë mëngjesin e të dielës në periferi të Tiranës, nga 47-vjeçari kosovar. 

Babai i këngëtares ka pohuar , se së shpejti familja e tij do të marrë një avokat që do jetë palë me Prokurorinë gjatë gjyqit që do i bëhet biznesmenit kosovar, Aziz Kelmedi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, me akuzën e "vrasjes me dashje". 

Kjo procedurë parashikohet në nenin 58 të Kodit të Procedurës Penale, për të drejtat e personit të dëmtuar nga vepra penale, shkruan ''Panorama''. Në pikën 1 të këtij neni thuhet se personi i dëmtuar nga veprat penale ose trashëgimtarët e tij, kanë të drejtë të kërkojnë procedimin e fajtorit dhe shpërblimin e dëmit. Madje, i dëmtuari ka të drejtë të parashtrojë kërkesa në organin procedues dhe të kërkojë marrjen e provave. 

Ditë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për biznesmenin nga Kosova, Aziz Kelmendi. Ai u arrestua mëngjesin e ditës së diel, më 27 shkurt, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, por më pas, akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje, për shkak se këngëtarja gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë./yp
shko