e diel, 6 mars 2011

Aurela Gaçe, një ndër 10 më të preferuarat e Eurosong

Këngëtarja labe, e cila këto ditë lançon klipin e këngës “Feel the passion”, me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e Eurosong, është renditur ndër 10 më të preferuarat e këtij kompeticioni. Sipas sitit esctoday, ajo bën pjesë në grupin e këngëtarëve më të pëlqyer, duke qenë se këngë e saj është lançuar, natyrisht pa video.Aurela ka punuar për realizimin e këngës në një nga studiot më prestigjioze në Los Angeles, USA, ku kanë punuar këngëtarë të njohur si Ray Charles, Lady Gaga etj. 


“Unë këndoj me zemër dhe lidhem me audiencën. Unë kam shumë dashuri dhe ata e ndiejnë këtë. Askush s’mund të mashtrojë audiencën”, ka thënë Aurela Gaçe. 


E pyetur në lidhje me pritshmëritë që ka për renditjen e saj në Eurosong, nëse do të arrijë më shumë se këngëtarët e tjerë që kanë përfaqësuar vendin tonë, Aurela është shprehur: 


“Artistët janë shpesh nën presion, por sigurisht unë shpresoj për të dalë sa më mirë, por kurrë nuk i dihet. Unë ndihem e bekuar dhe e nderuar që do të përfaqësoj vendin tim”. Pas të madhes Vaçe Zela, ajo shënon këngëtaren e dytë me më shumë trofe nga Festivali i Këngës në RTSH.
shko