e enjte, 3 mars 2011

Kinë, mësuesja ka joshur 100 nxënës

Një mësuese e re nga provinca e Hefeit në Kinën qëndrore ka pranuar se gjatë tre viteve të punës ka joshur rreth 100 nxënës të grupmoshës 16-17 vjec.

Skandali mori përmasa të mëdha kur e ëma e një nxënësi këmbënguli dhe zbuloi shkaqet e sjelljes së cuditshme të djalit. Mësuesja Kong është pezulluar menjëherë dhe ka pranuar në blogun e saj për lidhjet me nxënësit.
“Nuk mund ta mohoj se kanë qënë rreth 100 djem gjatë tre vjetëve”, shkruan mësuesja. Më tej ajo shton se nëse ka pasur kontakte intime me nxënësit nuk do të thotë se i ka joshur.
“Gjithësecili nga ne ka joshur njëri-tjetrin, unë përfitoja nga djemtë dhe ata nga mua”, shton mes të tjerash 30 vjecarja. Ndërkohë, 54 prindër e kanë denoncuar mësuesen dhe për këtë ka nisur një hetim./topLajm
shko