do të punoj në fushën dhe ekspertizën time, duke i dhënë këshilla presidentit për siguri”, ka thënë Maloku.
Ai nuk ka dashur të komentojë zhvillimet rreth Gjykatës Kushtetuese, sepse ka thënë se nuk i përket fushës së tij të profesionit.
Maloku ka dhënë dorëheqje nga postet udhëheqëse të AAK-së, ku ishte nënkryetar dhe anëtar i Këshillit Drejtues, por do të vazhdojë të jetë anëtar i partisë së Haradinajt. Maloku ka thënë se posti i tij nuk është politik, dhe ai është i gatshëm të japë kudo kontribut për vendin.
Edhe Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së e ka konfirmuar lajmin për shkuarjen e Malokut këshilltar i presidentit, por ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje vetëm nga posti i nënkryetarit të kësaj partie, meqë këtë e imponon Statuti i AAK-së./kn