e martë, 1 mars 2011

Bukuroshet mbi 40 vjeç të “Oskarit”

Nata e ndarjes së çmimeve “Oskar” dihet se është edhe një event, ku bukuroshet e kinemasë nuk humbasin rastin për të paraqitur hiret e tyre. Kryesisht më shumë në sy bien aktoret
tashmë të famshme dhe të suksesshme, të cilat janë edhe më të sofistikuara dhe mbi të gjitha rrezatojnë një besim të madh në vetvete. Ja disa prej mbi 40-vjeçareve që shkëlqyen të dielën që kaloi

Halle Berry

Është një perëndeshë e vërtetë e tapetit të kuq. Natën e 27 shkurtit kishte veshur një fustan me bisht, në fakt të denjë për një nuse që bënte shumë kontrast me tapetin gjak të kuq. Sigurisht që fustani ishte shumë i bukur, por nuk është e vështirë që të shkëlqesh me trupin e Halles. Për të nuk ka qenë kurë problem as dekolteja, as krahët e zhveshur dhe as pjesët e tjera të trupit, që edhe pse tashmë i ka kaluar të 40-at, i ka perfekte.

Celine Dion

A mund ta besoni se kjo zonjë sapo ka sjellë në jetë dy binjakë? Linjat e saj vazhdojnë të jenë po aq perfektë sa edhe në kohën e vajzërisë. Në natën e “Oskarëve” ajo veshi një fustan Armani Prive, të kombinuar me diamante të gjelbër Bulgari. Flokët e lëshuar me krela poshtë supeve i japin një pamje të re, por jo prej çupëline.



Sharon Stone

Të thuash që ajo është një zonjë mbi të 40-at do të ishte një gënjeshtër, sepse në fakt ajo i ka kaluar tashmë të 50-at. Edhe ajo kishte veshur një Armani Prive të zi si një pjesë e madhe e aktoreve që janë fanse të mëdha të stilistit italian.


Helen Mirren

Ajo është gjithmonë një damë elegante e denjë për mbrëmjet, ku të gjitha gratë përpiqen që të shkëlqejnë më shumë se të tjerat. Këtë herë ka preferuar një fustan gri të Vivien Wood prej mëndafshi. Por në paraqitjen e saj e ndihmon edhe beli i hollë që i jep vlerë fustanit.




Sandra Bullock

Ka preferuar ngjyrën e zjarrit natën e “Oskarëve” si për t’i bërë një sfidë të vërtetë me fustanin e saj tapetit të famshëm.







Marisa Tomei

A mund të jetë ajo me të vërtetë mbi 40 vjeçe? Të paktën ajo është përpjekur që përmes një stili veshjeje dhe krehjeje të viteve ’50 të “turbullojë të gjithë e mbi të gjitha t’i çorientojë. Veshja e saj është një Charles James nga Lily et Cie.






Annette Bening

Ah sikur të kishte mundur që të merrte “Oskarin”… Me këtë fustan do të ishte dukur shumë elegante. Këshilla që Annette ka për të gjitha gratë është: Sa më shumë të avancosh në moshë aq më shumë duhet të shfaqësh pjesën e poshtme të krahëve dhe pjesën e përparme të gjoksit pa e ekzagjeruar. Një këshillë që ajo e zbaton gjithmonë duke pasur sukses.


Nicole Kidman

Është një nga ato aktore që gjithmonë tenton ta shtyjë modën përpara. Për natën e “Oskarit” zgjodhi një fustan Dior Couture./topLajm
shko