e mërkurë, 2 mars 2011

Reali dhe Barcelona, në luftë për Marek Hamshik

Sezoni i shkëlqyer që po zhvillon me Napolin, ka bërë që mesfushori sllovak, Marek Hamshik, të vihet në qendër të klubeve më të mëdha të Europës.
Mbi të gjitha, për të interesohen Reali i Madridit dhe Barcelona. Këto të fundit mësohet se kanë dërgur emisarët e tyre për të vëzhguar mesfushorin gjatë ndeshjes me Milanin. Megjithatë, do të jetë e vështirë që presidenti i Napolit, De Laurentis, të bindet që të lejojë largimin e Hamshik. Por, me një shumë prej 25 milionë eurosh, gjithçka mund të mbyllet me sukses.
shko