Në një komunikatë të Ministrisë Jashtme të Rusisë, thuhet se, këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë, njoftoi RIA Novosti.
Nga pala ruse është konfirmuar edhe njëherë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. “Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për çarmatim./Telegrafi