“Kosovë mirë se ju gjeta”, kanë qenë fjalët e tij të para, dhe më pas ka performuar për gati dy orë. Ai u ka kërkuar falje kosovarëve për dështimin e së hënës, duke thënë se ka qenë problem i linjës ajrore. “Askush nuk mund të më ndaloj që të vij në këtë vend të mrekullueshëm”, ka thënë Busta Rhymes.
Atmosfera ka qenë e elektrizuar gjatë gjithë kohës, dhe paraprakisht kishin performuar artistë lokalë. Por, Policia e Kosovës ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së padisë ndaj organizatorit për moslajmërimin e ngjarjes, kurse kritika ka pasur edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, që ka thënë se i ka sjellë probleme Prishtinës. /indeksonline/