e mërkurë, 27 prill 2011

Leonora Jakupi në përgatitje të surprizave


Tashmë jemi mësuar që Leonora që çdo vjet sjellë risi dhe freski në këngët e saj. Ajo tani e disa muaj ka nisur punën për albumin e saj më të ri, që pritet të lansohet gjatë këtij sezoni verorë.
Sipas saj albumi do të përmbajë këngë mjaftë të mira, me disa rryma muzikore, do të jetë një album më ndryshe, që pritet të korrë shumë suksese.
“Momentalisht jam duke u marrë me punën e albumit, që besoj se do të jetë një surprizë e mirë për adhuruesit e mi. E them këtë ngase po mundohem që albumi të përmbajë këngë sa më të mira dhe të pëlqyera nga publiku. Do të jetë një album verorë, ku publiku do të mund t’i shijoj këngët pikërisht në muajt e nxehtë të verës”.
Përveç albumit që do të lansoj, Leonora do të përgatitë edhe disa videoklipe për të cilat nuk preferon të zbuloj më shumë.
“Natyrisht që krahas albumit do të ketë edhe videoklipe, në të cilat do të mundohem të paraqitem sa më bukur dhe më ndryshe” shton ajo. Sa i përket jetës sa saj jashtë këngës, Leonora vazhdon të jetoj ende si beqaresh për faktin se nuk ka arritur ta gjejë ende shpirtin e saj binjak. “(Qesh) vazhdoj t’i kalojë ditët e bukura të pranverës ende në statusin e beqareshës” përfundon ajo.
shko