Radio serbe B92 ka raportuar se Ceca ka rënë dakord me organin e akuzës për të bërë një pakt sipas të cilit këngëtarja e famshme do të paguajë një shumë parash dhe do të kalojë një periudhë kohe në arrest shtëpie në këmbim të mos futjes ë burg.
Marrëveshja ka shkuar tanimë në gjykatë dhe parashikon që e veja e ish kreut të forcave speciale serbe Zeljko Raznatovic i njohur si “Arkani” do të paguajë 1.5 milionë euro dhe do të kalojë një vit në arrest shtëpie të mbikëqyrur. Sakaq, motrës së saj Lidija mund ti jepet një arrest shtëpie gjashtë mujor.
Akuza ndaj Cecas u ngrit në fund të marsit pas tetë vitesh hetim. Ajo dhe shoqata e saj janë akuzuar se kanë vjedhur 4 milion marka gjermane dhe më shumë se 3 milion dollarë nga transferuat e lojtarëve nga klubi i Obilicit që kishin nën pronësi.
Hetimet u kryen edhe për përfaqësuesit e klubit Dragisa Binic dhe Jovan Dimitrijevic. Ata janë akuzuar konkretisht për transfertën e Obradovic tek Lokomotiva e Moskës. Kalimi kushtoi 3 milionë dollarë por klubi nuk mori asnjë para nga lëvizja.