e martë, 12 prill 2011

Sekreti i jetëgjatësisë së Hugh Hefner, femrat

Hugh Hefner, themeluesi dhe pronari i revistës Playboy, mbushi 85 vjeç të premten e kaluar dhe nuk është aspak i shqetësuar për këtë.
“Në mes të femrave të bukura unë ndihem shumë i ri”, shpjegon Hefner.

Publikuesi i revistës së famshme për të rritur organizoi një festë të madhe në Las Vegas për të festuar ditëlindjen. Në festë ishte i pranishëm edhe djali i tij, i cili mbushi 21 vjeç po atë ditë.

Më 18 qershor, Hefner do të martohet me 24-vjeçaren Crystal Harris.

“Mosha është vetëm një numër kur je i shëndetshëm. E vetmja gjë që dua është shumë dashuri dhe miqësi. E vetmja gjë që ka rëndësi janë ndjenjat dhe kujdesi. Jeta ime është kaq e bukur sepse ka qenë e mbushur me dashuri”, u shpreh Hefner.
shko