e mërkurë, 27 prill 2011

Hacker-at sulmojnë Playstation

Një hacker është shkaku i pezullimit të shërbimeve online të ofruara nga Playstation Network i kompanisë Sony.
Lajmin e bën të ditur vetë shtëpia prodhuese e konsolës më të famshme në botë.

Një pirat informatik ka arritur të zotërojë të dhëna personale, emra, adresa, fjalëkalime, e-mail dhe data lindjesh të rreth 77 milionë personave. Për këtë arsye ka ardhur edhe vendimi i ndalimit të çdo aktiviteti javën e kaluar nga Playstation.

Sipas komunikatës, deri tani nuk ka prova evidente se hacker-i mund të ketë marrë edhe të dhënat që kanë të bëjnë me kartat e kreditit të klientëve.

Rrjeti i Playstation lidh rreth 77 milionë përdorues me njëri-tjetrin të cilët nëpërmjet internetit mund të luajnë me njëri-tjetrin online, por edhe mund të marrin filma me qera apo të bisedojnë./tch
shko