e premte, 8 prill 2011

Pasiguritë më të mëdha të femrave


Vetëbesimi i ulët dërgon kah ushqyeshmëria e dobët dhe çrregullimet e ndryshme.

GJOKSI: Është i formave nga më të ndryshme, ndërsa femrat  gjinden nën presion  se gjinjtë duhet të  jenë të forta, të ngritura dhe simetrike.  Mirëpo, në jetë asgjë nuk është e përkryer dhe askush pos bukuroshe nga ballinat e revistave të modës nuk mund të duket e tillë.  Nga ana tjetër,  kanë njëmijë probleme që ndërlidhen me gjoksin- thithka të futura brenda, gjinj të vogla, gjinj  të mëdhenj...
Femrat janë të ndryshme. Derisa njëra nuk i ka për hatër gjinj e mëdhenj, pasi që i duken të shëmtuara, kurse jelekët janë të shtrenjtë, tjetra do të jepte gjithçka për një jelek dhe gjoks të tillë.  Por, e tëra varet nga perceptimi dhe dukja. Duhet a vlerësoni atë që keni, meqenëse ajo është e jona dhe na shkon më së mirë.  Mirëpo, nëse keni synim që të ndryshoni gjoksin, meqenëse forma e tashme jku krijon probleme, atëherë së pari duhet të konsultoheni me mjekun.

KËMBËT: Nuk janë pasiguria e parë, por dikujt i shkaktojnë probleme.  Janë të preokupuar me gjatësinë e tyre, formën, lëkurën, ecjen,etj.  Shpesh problem janë edhe kofshët, ose janë tepër të trasha, të imta, apo nuk janë të bukura. Të jeni të sigurt se meshkujt nuk i vënë re këto detaje.

PRAPANICA: Është problem pothuajse për të gjitha femrat. Disa prej tyre duan t’i mbulojnë, prandaj bartin gardërobë të gjerë, e cila edhe më shumë shkakton problem.  Më e mira është që të pranoni veten ashtu si jeni dhe të kujdeseni dhe pamja e jashtme sa ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Nuk është me rëndësi forma dhe madhësia, por mënyra se si i bartim.  Duhet t’i pranojmë të gjitha mangësitë, të cilat duhet t’i shndërrojmë në përparësi. Kur bëjmë atë që duam, nuk mendojmë shumë për dukjen.  Kuptojeni veten ashtu si jeni, të tillë do t’ju pranojnë edhe të tjerët. 
shko