e premte, 8 prill 2011

Serbia nuk e jep telefoninë nën 1.4 mld euro

Serbia nuk dëshiron ta shesë Telekom Serbia për më pak se 1.4 miliard Euro, edhe pse çmimi i dhënë nga ana e qeverisë së Serbisë është vështirë të arrihet, sepse
kompania ka aktivitet vetëm regjional e jo global, raporton Tanjug e cila citon Boris Tadiçin.

'Vendimi duhet të merret në ndonjë moment, e koha për vendimmarrje të tillë tashmë ka ardhur' sepse çmimi edhe mund të jetë më i vogël në 2-3 vitet e ardhshme.


Qeveria e Serbisë i ka dhënë afat prej  15 ditësh ofertuesit të vetëm Telekom Austria AG (TKA) të përmirësojë ofertën pasi që vlera e ofruar nën 1.4 miliard nuk është e papranueshme. Kjo kompani ka ofruar vetëm 950 milion Euro në cash dhe 450 milion Euro investime në tre vitet e ardhshme./q.i
shko