e mërkurë, 13 prill 2011

Përleshje mes grekëve dhe shqiptarëve në Kretë

Mori përmasa të paparashikueshme dhe të përgjakshme përplasja mes disa të rinjve grekë dhe disa shqiptarëve në qytetin Iraklio të Kretës, e veçanërisht në zonat e Therisos dhe Trinisë së Shenjtë, të cilat gjatë natës, siç shkruajnë mediet, u bënë “fushë beteje." 
Mbrëmë vonë policia e Iraklio u vu në alarm pasi “Qendra për veprim të shpejtë”, pati shumë telefonata nga banorët që informonin për episode të rënda dhune të pasuara me lëndime. 

Sipas informacioneve, rreth 60 të rinj që mbanin maska, helmeta dhe leva, kishin dalë rrugëve të zonës në një fushatë, sic e cilëson media, “për të identifikuar të huajt”. 


Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat filluan kërkimin e protagonistëve në mes të rrugicave të ngushta ku ata tentuan të fshihen. 


Mësohet se 3 të rinj janë plagosur, ndërsa forcat e sigurimit arritën të ndalojnë 15 të rinj. Ende nuk bëhet e ditur nëse të lënduarit dhe të arrestuarit janë të shtetësisë greke apo shqiptare./kn
shko