e mërkurë, 13 prill 2011

Vdiq nga cunami, trupi i gjendet 500 km larg

Trupi i  mashkullit të cilin np bregun Kalifornisë veriore e rrëmbeu cunami, u gjet gati 500 kilometra më larg, në Oregon.
25 vjeçari Dustin Douglas Weber në ditën fatale bashkë me miqtë e tij gjendej në plazh. Dëshironte që me fotoaparat të regjistronte valën e madhe që po vinte pas tërmetit dhe cunamit në Japoni, njoftojnë medie të huaja.

Por cunami e përfshiu dhe e tërhoqi në oqean. Që atëherë konsiderohej i zhdukur. Trupi i tij më 2 prill u gjet gati 500 kilometra më larg, në Fort Stevens State Park në shtetin Oregon. Prindërit e Dustinit nuk prisnin se do të gjendej trupi i tij prandaj dhe kishin bërë varrimin simbolik të tij. Djaloshi ishte viktima e vetme e cunamit në Kalifornia dhe e para që nga vitit 1964..
shko