e mërkurë, 8 shtator 2010

Meta: Mos e mbeshtetni Serbine

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u bëri thirrje Ambasadorëve të vendeve anëtare të OKI për të mos e mbështetur projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Në kuadër të turit të tij të takimeve në Nju Jork, në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe duke i paraprirë votimit të projekt-rezolutës serbe që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në datën 9 shtator, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI).
Gjatë këtij takimi, z. Meta shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe bëri thirrje për mos-mbështetje të projekt-rezolutës serbe, duke e cilësuar tekstin e saj si të papranueshëm, konfliktual, ndarës dhe të dëmshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për vetë të ardhmen e Serbisë.
shko