e mërkurë, 20 tetor 2010

Modelet më të mira për veshjet intime


Të gjithë e pëlqejnë të shikojnë manekinet në veshje të brendshme provokuese, ndërsa sipas rezultateve të revistës për meshkuj “Askmen”, braziliania Gisele Bundchen, është modeli më i mirë për veshjet intime. Pas saj, edhe pse shumica nuk do të pajtoheshin, vjen supermodelja britanike Kate Moss, e ndjekur nga Adriana Lima dhe Karolina Kurkova. Ne ju sjellim edhe disa detaje rreth tyre.


Gisele Bundchen

Jeta e saj private duket mjaft e qetë përkrah bashkëshortit Tom Brady dhe djalit Bebjamin, edhe pse shumica ndoshta nuk e dinë se Brady pikërisht për shkak të saj e ka braktisur të fejuarën e tij shtatzënë, aktoren Bridget Monahan. Por duket se ajo nuk e ka pasur problem këtë, pasi me trupin e saj ka arritur të magjeps Tomin.




Kate Moss

Dikur dashuria e madhe e Johnny Depp-it, kate gjithmonë i ka pëlqyer djemtë e ‘keq’, kështu që një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me të droguarin Pete Doherty, por këtyre ditëve sërish ka befasuar opinionin duke deklaruar se është martuar në fshehtësi me kitaristin Jamie Hince.






Modelet më të mira për veshjet intime


Adriana Lima


Përveç trupit dhe fytyrës së bukur, është bërë e famshme edhe për deklaratën se do ta ruaj virgjërinë deri në natën e martesës, ndërsa kishte deklaruar se për shkak të faktit se ishte një vajzë e turpshme, e për herë të parë është puthur në moshën 17-vjeçe.





Karolina Kurkova

Ka disa emra përkëdhelës interesant, nga të cilët më të veçantit janë Koka-Kola dhe Kinka. Së bashku me koleget tjera nga shtëpia e modës “Victoria’s Secret”, në vitin 2007 ka fituar yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud.
shko