e shtunë, 6 nëntor 2010

Miley Cyrus nuk është më fëmijë. Ajo është HOT (video)

Nuk është ende maxhorene, por eshtë një nga yjet më të fuqishëm të botës. Idhulli i adoleshentëve falë Hannah Montana, telenovela e lançuar nga Disney Channel, Miley Cyrus është një fenomen muzikor, televiziv dhe më nivel botëror. 

Falë suksesit të albumit “Can't Be Tamed”, më 7 nëntor për herë të parë do të ngjitet në skenën e Mtv Europe Music Awards, në program në Madrid, ku duhet të përballet me këngëtare si Shakira, Rihanna, Lady Gaga e Katy Perry.


Në vigjilie të 18 vjetorit, Miley nuk është më ajo vajza e vogël me sytë blu dhe faqet e fryra. Videot e “Can't Be Tamed” dhe “Who owns my heart”, e tregojnë këtë.

Në të parën, duket një Miley që arratiset nga një kafaz, që simbolizon vullnetin për t’u emancipuar nga një imazh që tani i rri ngushtë.

Në videon e dytë ka ngjallur një sërë protestash: Miley, me një trukim të rëndë dhe lëvizje seksuale dhe protagonist i një vallëzimi hot në diskotekë.





shko