e shtunë, 6 nëntor 2010

Raca njerëzore duhet të zhvendoset në gjithësi për të mbijetuar

A është e ardhmja e racës njerëzore në gjithësi? Fizikani teorik Stephen Hawking tërheqë vërejtjen se njerëzit do të vdesin nëse nuk gjejnë vend për jetë në planet tjetër.

"Po futemi në periudhë çdo ditë e më të rrezikshme”, ka theksuar Hawking dhe ka shtuar se disa herë në historinë tonë ka qenë në pikëpyetje mbijetesa e racës njerëzore.


"Le ta përkujtojmë krizën kubane të raketave të vitit 1963, e ngjarje të tilla sigurisht do të ketë shumë më tepër në të ardhmen", thekson shkencëtari britanik.


Ai thekson se shansi jonë i vetëm është në zhvendosjen në gjithësi, duke marrë parasysh se shpejt jemi duke shpenzuar burimet natyrore të cilat i jep Toka, dhe për faktin se kodi jonë gjenetik bart në vete instinkte egoiste dhe agresive.


Mirëpo, si të arrihet kjo? Shkencëtarët vlerësojnë se do të na duheshin rreth 50.000 vjet për të arritur që të funksionojmë në yllin më të afërt, nëse do të udhëtonim me raketë me karburant kimik. E që të arrijmë në afatin e jetëgjatësisë tonë, njerëzit do të duhej të udhëtonin me shpejtësi drite dhe në të njëjtën kohë të mbesin të mbrojtur nga rrezatimi kozmik gjatë kohës së udhëtimit.


Sipas gazetës "Huffington Post", siç qëndrojnë gjërat tani për tani e ardhmja jonë është e pasigurt
shko