e mërkurë, 15 dhjetor 2010

10 politikanët më të përfolur në Wikileaks

1.    SAIF AL-ISLAM AL-KADAFI

Saif Al Kadafi, djali i arsimuar në perëndim i liderit ekscentrik Muammar Al Kadafi mund të bëhet udhëheqës i vendit pas braktisjes të pushtetit nga babai i tij. Ndërkohë edhe rryma e regjimit duket se kalonte drejt Saif. Sipas dokumentave të Departamentit të Shtetit të majit 2006, Saif Al Islam Al Kadafi ka përfitime personale nga korrupsioni në Republikën e Afrikës Veriore, ndërkohë që ai e quante veten reformues. 




Mesazhi tregon se ndërsa Saifi gjoja po i shtynte mediat në Libi drejt publikimeve të huaja, të ardhurat financiare të familjes së Kadafit rriteshin dita ditës nga të drejtat ekskluzive për të shpërndarë shtypin e huaj në Libi. Por njëkohësisht censurohej çdo artikull problematik që mund të shfaqej. Sipas mesazhit, Saifi nuk është i vetmi nga familja e tij që nxjerr para në mënyrë jo të ligjshme ashtu si babai i tij. Çdo pjesëtar i familjes përfiton para në një mënyrë ose tjetrën.


2.    YOWERI MUSEVENI
Yoweri Museveni ka udhëhequr Ugandën që nga viti 1986 dhe nuk jep ndonjë shenjë dorëheqjeje. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar. Në qershor të vitit 2008 presidenti i Ugandës ishte i shqetësuar se tensionet me Libinë ishin duke u përshkallëzuar dhe shqetësohej se Kadafi do të sulmonte planin e tij gjatë fluturimeve në hapësirat ajrore internacionale. 



Ky informacion është marrë nga biseda që ai ka bërë me sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Museveni gjithashtu mban miqësi me presidentin e Zimbabve, Robert Mugabe, i cili sipas Musevenit ai nuk është i gatshëm për të pritur telefonata nga shumica e liderëve të tjerë Afrikanë duke thënë që ata nuk janë moshatarët e tij. Në një takim me sekretarin një vit më parë, Museveni e përshkruan liderin e rezistencës së rebeluar kristiane si “mashtrues” dhe argumenton se Sudan ishte përgjegjës për gjetjen e grupit rebel, sipas një mesazhi.

3. MICHAEL CHORNY
Shumë gjëra kanë ndryshuar në Bullgari që nga rënia e perdes së hekurt, por korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdon, sipas një mesazhi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sofje, në qershor të 2007-ës. “Krimi i organizuar ka një influencë korruptuese në të gjitha institucionet Bullgare, parlament dhe juridiksion” sipas mesazhit. Por personaliteti më goditës në skenën e krimit në Bullgari është gjoja Michael Chorny, kriminel rus i cili ka një influencë të fortë në këtë shtet, pavarësisht rendit që përpiqet ta ndalojë. Sipas mesazhit Chorny ka zaptuar hapësira të turbullta midis ndërmarrjeve private dhe krimit të organizuar në Europën Lindore dhe mund të ketë lidhje me kompanitë e bashkuara të naftës në Rusi dhe shërbimet private.

4. ZINE EL-ABIDINE BEN ALI
Presidenti i Tunizisë, Zine el-Abidine Ben Ali është një nga liderët më pro-perëndimorë në botën Arabe por kjo nuk do të thotë që ai nuk është një abuzues brutal i të drejtave të njeriut. Ben Ali ka marrë shumë kritika të rënda nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe qeveritë nëpër botë për mënyrën se si qeveria e tij i trajton të burgosurit dhe disidentët. Por sipas një raportit të një takimi të Ben Ali me sekretarin e Shteteve të Bashkuara për çështjet Afrikane ai nuk e pëlqen presionin, shtypjen. Ben Ali shpreh keqardhje për kritikat që i janë bërë Tunizisë për shtypjen e të drejtave të njeriut si rezultat i përpjekjes për të luftuar terrorizmin. Disa qeveri kanë “standard të dyfishtë” shprehet ai. Por në të njëjtën kohë nëpunësit e Shteteve të Bashkuara kanë përgëzuar Ben Ali për ndihmën e tij në luftën kundër terrorizmit.

5. ABDELBASET AL-MEGRAHI
Në gusht të 2009-ës, qeveria skoceze liroi Abdelbaset al-Megrahi, i fajësuar për bombardimin e aeroplanit Pan Am Lockerbie në një fluturim në 1998-ën, në një terren bamirësie për kancerin e prostatës.  Kjo lëvizje mërziti shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Më vonë pati një spekulim të gjerë se Britania kishte rënë dakord për të liruar Megrahi për të siguruar akses në naftën Libiane. Një set mesazhesh mbi çështjen sugjeron se thashethemet mund të kenë qenë më shumë sesa thjesht teori konspirative. Stafi i Ambasadës Britanike në Tripoli është e bindur se nëse al-Megrahi do të vdiste në burg, në Skoci, pasojat për marrëveshjen dypalëshe Britani-Libian do të ishin të ashpra, të menjëhershme dhe të pariparueshme, sipas një mesazhi në Janar 2009.

6. Ali Mamlouk
Shërbimet inteligjente te Sirisë janë tejet efektive dhe sekrete. Ja pse ishte një surprizë e papritur për koordinatorin e Departamentit të Shtetit të SHBA Daniel Benjamin kur Gjenerali Ali Mamlouk, një gjeneral i drejtorisë së inteligjencës së Sirisë erdhi në shkurt të 2010 në një takim në Damask. Ambasadori sirian i SHBA, i cili shërbeu si interpreto gjatë takimit, i tha delegacionit amerikan që “ Pritja e Mamlok nga delegacionet e huaja ishte e jashtëzakonshme dhe nuk kishte ndodhur as me vende miqësore si Britania apo Franca”. Ata diskutuan për përpjekjet për të rritur bashkëpunimin midis Washinngtonit dhe Damaskut në problemet e terrorizmit, por spiuni numër një i Sirisë “përsëriti i stresuar” gjatë takimit se “ nuk kishte dhënë asnjë sinjal për fillimin e bashkëpunimit midis forcave inteligjente të Sirisë dhe SHBA-së”.

7. Manuel Zelava
Kur ushtria honduriane në qershor të 2009 përmbysi presidentin Manuel Zelaya pas një referendumi të pritur, Gjykata e Lartë mendoi se kush e kishte të drejtën. Edhe pas disa muajsh zërat nga brenda Departamentit të Shtetit u thanë reporterëve se kishte goxha diskutime se kush i bëri keq, kujt dhe se çfarë ishte brenda kushtetutës ose jo. Në të vërtetë ambasada honduriane në Amerikë i kishte dhënë përgjigje këtij problemi. “ Nuk ka dyshim se ushtria dhe Gjykata e Lartë konspiruan në 28 qershor, çfarë çoi në një grusht shteti ndaj organeve ekzekutive”, -tha ambasadori amerikan në Honduras muaj pasi Zelaya ishte përjashtuar. Ish-presidenti qëndron ende në mërgim dhe në zgjedhjet qendrore të nëntorit të 2009 u vendos Porfirio Lobo në fuqi, megjithatë Honduras mbetet ende një “dhimbje koke” për Obamën.

8. Grigol Vashadze
Kur Rusia luftoi me Gjeorgjinë në gusht të 2008-ës, shteti i vogël kaukazian u mposht me shpejtësi nga fqinji i gjerë verior. Pra, s’mund të ishte surprizë që biseda e Ministrit Të Jashtëm gjeorgjian Grigol Vashadze me zyrtarët e SHBA-së, të fokusohej në frikën që ndjente ai nga arritjet e Moskës. Gjatë një darke në nëntor të 2009 me ambasadorin amerikan në Tbilisi, Vashadze ngriti alarmin mbi vendimin e Francës për ti shitur helikopterët transportues Mistral-class, Rusisë. Vashadze gjithashtu u shpreh i shqetësuar mbi shitjen e armëve që po bënin vendet e tjera evropiane kundrejt Rusisë.

9. Jose Zapatero
Jose Zapatero dhe Partia Socialiste e tij shkuan drejt rrugës së postit të kryeministrit së Spanjës në një valë ndjenjash anti- luftë, pas liderit Jose Maria Aznar, një aleat i patundur i George W. Bush dhe një përkrahës i pushtimit të Irakut. Zyrtarët amerikan ishin të shqetësuar nga përçarjet në rritje midis dy aleatëve dhe faktit që Zapatero po përpiqej ta mbyllte këtë çështje dhe të hiqte ndjenjat anti amerikane.

10. Princi i ri i Arabisë Saudite
Arabia Saudite njihet për ligjet e ashpra kundrejt femrave dhe moralin e policisë, por duke ju referuar një burimi të pagabueshëm të Departamentit të Shtetit, lidhjet monetare dhe mbretërore mund të lejojnë t’ia mbathësh me çdo gjë nga mbretëria. “Jeta e natës në bodrume e rinisë elitare të Jeddah-s është drithëruese dhe e pabesueshme”,- thotë një reporter i ambasadës amerikane pasi mori pjesë në një festë Hallouini në një bodrum. “Një furi vesesh dhe tundimesh janë tepër të pranishme si: alkooli, droga, seksi, por rreptësisht brenda dyerve të mbyllura. Rinia e elitës bën festa nga më të çmendurat me pije alkoolike dhe femra të zhveshura që kërcejnë. Sa herë që në festë marrin pjesë pjesëtarë nga mbretëria, policia fetare në një mënyrë tepër hipokrite “ mban distancë",- thotë më tej i njëjti burim.
shko