e shtunë, 18 dhjetor 2010

Ariana Cena sfidon të ftohtin, zhvishet në Egjipt

Modelja e njohur, e cila jeton në Gjermani, Ariana Cena, po kalon disa ditë ndryshe në Egjipt, duke marrë dhe rreze të nxehta, shumë të lakmuara nga të gjithë në këto ditë të ftohta dimri. Udhëtimi i saj atje ka të bëjë me ofertën që ajo ka marrë nga agjencia turistike gjermane “TUI”, për të qenë imazh publicitar i kësaj agjencie, së bashku me disa modele të tjera. Ariana, e cila për momentin është në përfundim të studimeve, u ka thënë “stop” ofertave të ndryshme duke pasur primare studimet, por ofertën për xhirime të një reklame në Egjipt, nuk ka mundur ta refuzojë. 
Gjatë gjithë kohës që po qëndron atje, ajo ka shfrytëzuar momentet për pushim dhe relaksim në plazhin e nxehtë të Egjiptit, derisa tek ne dhe në Europë, po mbretëron një mot i ftohtë. Fotot, të cilat po publikojmë, janë disa nga seti i fotografive që agjencia gjermane është duke realizuar për reklamën e tyre. Me këtë rast, mund të shohim dhe disa imazhe të nxehta të modeles, duke pozuar me bikini.
shko