Siç ka raportuar në ditarin qendror Klan Kosova, Bujar Bukoshi, ish-ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Thaçi, para disa javësh edhe një ndër kandidatët për kreun e LDK-së, që më pastaj formoi “Listën Ibrahim Rugova" dhe iu bashkëngjit AAK-së në koalicion për zgjedhje, nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qenë deputet në legjislacionin që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Thuhet se vota të mjaftueshme nuk kanë fituar as Ahmet Isufi dhe Naim Maloku të AAK-së, ndërkohë që të sigurt nga kjo parti dhe “Lista Ibrahim Rugova" janë Ramush Haradinaj dhe i vëllai Dauti, Ukë Rugova, Donika Kadaj-Bujupi, etj.
Nga PDK-ja merret vesh se nuk kanë fituar vota të mjaftueshme ish-gazetarët Ilir Mirena dhe Petrit Selimi, ndërkohë që Berat Buzhala është shumë pranë të qenit deputet.