e premte, 17 dhjetor 2010

The Guardian: Izraeliti ndermjetesues per organe

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i është kthyer sërish cështjes së trafikimit të organeve të njerëzve. Gazetari Paul Lewis që shkruajti për raportin e Këshillit të Evropës, në një shkrim të ri hedh dritë për rrjetin ndërkombëtar të trafikimit të organeve me njerëz që ka burimin në Izrael. 

Njeriu që konsiderohet “ndërlidhësi” ndërmjet blerësve dhe shitësve të organeve është izraelit me prejardhje turke, Moshe Harel, i cili po kërkohet nga Interpoli. Në rrjetin ndërkombëtar, ai ka përfshirë pacientë të pasur në Izrael, kurse donatorët janë gjetur në vendet e varfëra.
Gazeta shkruan se “tregu i Izraelit është i njohur për lehtësinë në transplatimin e organeve për shkak të fesë dhe besimin në lidhje me trupin pas vdekjes”.  
Madje izraelitët kanë kërkuar edhe subvencione nga shteti për të transplatuar vëshkët nga jashtë vendit, dhe këto u reduktuan shumë pas presionit ndërkombëtar.  Në Kosovë, EULEX-i po gjykon një grup prej 7 vetash për trafikim organesh që njoihet si rasti Medicus./indeksonline
shko