e premte, 17 dhjetor 2010

Haxhinasto: Marty po e keqpërdor KE-në

"Raporti i Dick Martyt është i pabazuar në fakte, prova apo realitet", ka thënë  për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

“Jam në dijeni të këtij raporti. Vlerësoj se ky raport është i pabazuar në fakte, prova apo realitet dhe, ajo çfarë është më problematikja, nuk ka pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur, qoftë në procesin hetimor, qoftë edhe atë çfarë ka qenë realiteti i zhvillimeve për çështjet që trajton raporti. 
Unë shpreh keqardhjen time që një person i tillë si zoti Marti të mbajë qëndrime të tilla, politikisht të motivuara, dhe të shfrytëzojë një platformë të respektuar, siç është ajo e Këshillit të Evropës - një institucion që qëndron si ruajtës, si gardian i parimeve të etikës dhe realizmit - për të paraqitur akuza të tilla që, siç e thashë, janë krejtësisht të pabazuara dhe nuk pasqyrojnë realitetin”, ka thënë Haxhinasto./rel
shko