e shtunë, 18 dhjetor 2010

Imazhi i Thaçit te ndërkombëtarët është dëmtuar rëndë

E përjavshmja e njohur britanike,“The Economist”, në një shkrim të publikuar edhe në versionin print, thotë se akuzat për manipulim votash në “shkallë industriale” dhe raporti i Këshillit të Europës për trafikun e organeve, janë shkatërruese për Hashim Thaçin. 


Shkrimin mban titullin “Organet e shtetit”. E përjavshmja citon burime ndërkombëtare që thonë se imazhi i tij është dëmtuar rëndë. Sipas “The Economist”, Thaçi mund të krijojë qeveri, por ajo nuk do jetë në gjendje të çojë vendin përpara drejt integrimit pas këtyre akuzave.
shko