e premte, 17 dhjetor 2010

Ja bateria më e vogël në botë

Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë në laboratorët amerikanë baterinë më të vogël në botë. Sa mund të zvogëlohet një bateri?
Bateritë tashmë duhet t’u përshtaten pajisjeve elektrike që sa vijnë e zvogëlohen. Për këtë arsye studiuesit e laboratorit Sandia Milli në Kaliforni  ndërmorën një studim të mirëfilltë.


Një grup shkencëtarësh nën drejtimin e studiuesit, Jianyu Huang, arritën të bëjnë baterinë me bazë litiumi të përbërë nga një nanotel me një trashësi sa 1/7 mijta e flokut.



Bateria e prodhuar me ndihmën e mikroskopit të elektroneve (TEM), është formuar në Qendrën e Nanoteknologjive të Integruara.


Drejtuesi i studimit Huang deklaroi se me anë të këtij eksperimenti kanë arritur të kuptojnë më mire mekanizmin kryesor të baterisë duke i dhënë mundësinë e karikim-shkarkimit brenda një kohe reale. 


Duke pohuar se bateritë litium jon (LIB) përbëjnë një burim frymëzimi, Huang theksoi se pavarësisht kësaj energjia dhe dendësia e fuqisë se këtyre baterive është e ulët.


Bateria e vockël përbëhet nga një anode e vetme prej oksidi Kallaji në lartësinë 10 mikrometër dhe në përmasat 100 nanometër. Krahas kësaj përmban dhe katodat prej oksid kobalt litiumi në lartësinë 3 mm  dhe elektrolit të lëngshëm jonik.


Me anë të kësaj baterie të një energjie të lartë mendohet të arrihen hapa të mëdha drejt telefonave të rinj me kabllo, laptopëve dhe pajisjeve elektrike. Ky studim i ri u publikua në revistën “Science
shko