e premte, 17 dhjetor 2010

Pas Wikileaks-it qëndron Izraeli?


Mungesa e dokumenteve sekrete që dëmtojnë Izraelin në dosjet e publikuara nga Wikileaks, ka siguruar ushqim për teoricienët e konspiracionit.


E përditshmja izraelite “Haaretz” thekson se ishte thjesht çështje kohe dalja në “treg” e teorive konspirative, sipas të cilave Izraeli është pas publikimeve të uebsjatit kontraversial Wikileaks, dhe se po manipulon informacionin për të ndihmuar interesat izraelite.



“Ku ndodhet poshtërsia izraelite?”, pyesin teoricienët e konspiracionit njëri-tjetrin.

“Dhe përgjigjja rezulton të jetë një marrëveshje sekrete mes themeluesit të Wikileaks-it dhe autoriteteve izraelite, të cilët u siguruan para publikimit se dokumentet e dëmshme për Izraelin ishin hequr”, shkruan Gordon Duff, editor i uebsajtit anti-luftë “Veterans Today”, që vazhdimisht shpreh besimin e tij se ka influencë sekrete izraelite mbi ngjarjet që ndodhin në botë.

Gjatë një prononcimi për “Haaretz” Duff shtoi se “duket qartë se Wikileaks është arkitektuar nga një shërbim sekret. Është aksion i Izraelit për të bërë marrëdhëniet e tij me publikun”.

Ndërsa Remy Ourdon, i cili është i ngarkuari i Wikileaks-it për “Le Monde”, theksoi se është jokorrekte të thuash se nuk ka dokumente që dëmtojnë Izraelin. “Jo gjithçka është publikuar”, deklaroi ai për Haaretz-in. “Ka dhjetëra mijëra dokumente ende të papublikuara dhe shumë surpriza në pritje. Nuk ka pothuajse asnjë shtet që të mos ketë kabllo që dalin nga ai”
shko