Dhe ato që kanë quar më shumë pluhur, janë të Kim Kardashianit, Pamela Andersonit, Paris Hiltonit dhe Rihanna-s.
Pamela Anderson
Kësaj valleje fillimisht i ka prirë seks-bomba e dikurshme Pamela Anderson, e cila kishte shkaktuar rrëmujë të vërtetë me porno-filmin privat me të bashkëshortin e saj të atëhershëm Tommy Le, të cilin e kishin realizuar gjatë muajit të mjaltit. Pamela e kishte përsëritur këtë edhe në vitin 2005, por këtë herë dashnori i saj ishte rokeri Brat Michaels.
Paris Hilton
Njëri nga porno-filmi më eksplicit i yjeve të shoubiznesit, është realizuar nga Paris Hilton, me të dashurin e saj të atëhershëm Rik Salomon. Kjo video, në të cilën çifti shihet në poza të ndryshme të seksit, shumë shpejt ishte bërë legal, pasi ishte shitur për një shumë të majme, ndërsa në vitin 2005, ishte shpallur porno-filmi më i shikuar në botë.
Kim Kardashian
Ylli televiziv Kim Kardashian është specifike për atë format e saj trupore, por famën e vërtetë e kishte arritur pas emetimit të porno-filmit të saj privat me të dashurin e dikurshëm Ray Jay. Menjëherë pasi i dashuri i saj e kishte shitur këtë film dhe ai kishte filluar të emetohet, Kim kishte paralajmëruar padi, por në fund ishte pajtuar që ajo të merrte një hise nga shitja e filmit dhe ai kishte filluar të distribuohet në mënyrë legale.
Rihanna
Në internet ishte paraqitur xhirimi i seksit, në të cilin thuhej se ishte pikërisht këngëtarja Rihanna dhe i dashuri i dikurshëm i saj Chris Brown, por ylli i muzikës e kishte demantuar se janë ata në video. Por burime të afërta me Rihanna-n, kishte insistuar se ishte vet ajo, duke shtuar se prindërit e saj ishin tmerruar kur e kishin parë.