e premte, 17 dhjetor 2010

Michelle Williams ndjehet e depresionuar

Michelle Williams thotë se ka ditë kur ajo vjen nga puna duke u ndjerë e depresionuar. Aktorja, e cila ka vajzën Matilda me aktorin e ndjerë Heath Ledger, thotë se ajo del nga karakteri sapo largohet nga xhirimet e filmave, pasi e para dhe mbi të gjitha ajo është një nënë.

“Mmm, shikoni, ka një tepricë, gjithmonë, gjithmonë, për mua”, ka thënë Williams kur është pyetur nga PopEater nëse ndjehet e lodhur nga puna. 



“Pavarësisht çfarë roli është, ka një tepricë dhe është drejtë, është e patjetërsueshme. Por përkushtimi im primar në këtë botë është vajza ime dhe unë nuk mund të përkushtohem shumë, nuk them se nuk i përkushtohem, por nuk mund të qëndroj atje (me mendje)”.
shko