e shtunë, 18 dhjetor 2010

Mimoza Kusari Lila: Nuk synoj asnjë pozitë

Tashmë është konfirmuar nga të dyja subjektet, PDK dhe AKR, arritja e marrëveshjes për ta udhëhequr Qeverinë e ardhëshme të Kosovës.

Por cilat pozita synohen, cka do mund ti binte "hise" AKR-së?

Këto pyetje pritet të marrin përgjigjje gjatë javës së ardhëshme.

Por topLajm i paraprinë këtyre zhvillimeve. Mimoza Kusari Lila, nënkryetare e AKR-së i ka thënë portalit tonë, se ajo nuk synon asnjë pozitë

"Bisedimet janë zhvilluar mes z. Pacolli dhe Hashim Thacit. Unë mund të them se nuk synoj asnjë pozitë, kjo është e tëra cfarë mund të ju them për momentin" ka përfunduar, Kusari-Lila/topLajm
shko