e premte, 17 dhjetor 2010

S’ka shaka me Jessica Alba-n

Jessica Alba ka treguar se nuk ka shaka me martesën e saj, pasi ka refuzuar t’i lejoj burrit të saj Cash Warren që të heq unazën e martesës pasi kishte lënduar gishtin, sepse ajo dëshiron që bota ta dijë se ai është njeri i martuar.

Ylli i filmit “Sin City” është martuar me Warren në maj të vitit 2008 dhe vetëm disa javë më vonë, ata ishin bërë prindër të vajzës së vogël Honor Marie. Por Alba e ka pranuar se shpesh ndjen pasiguri rreth martesës së tyre dhe dëshiron që partneri i saj të tregojë zotimin e tij, duke e ekspozuar unazën e martesës gjatë tërë kohës.

“Edhe nëse burri im nuk bën asgjë me ndonjë femër me të cilën punon, prapë ndonjë bisedë e afërt me ndonjërën që është e bukur, më bën të çmendem fare. Dhe nuk bëj përjashtim. Warren kishte ndrydhur gishtin dhe ishte detyruar ta heqë unazën. Por më pas ai mundohej të lavdërohej para miqve të tij dhe të sillet sërish si një 18-vjeçar.

Ai më thoshte ‘ zemër, çdokush e di se jam i martuar’. Por kjo nuk vlente për mua dhe i thash: ‘në djall jo. Ti do ta bartësh sërish atë unazë. Lëri ato budallallëqe”, ka treguar Alba.
shko