e premte, 17 dhjetor 2010

Martesa për meshkujt është siguri

Meshkujt e dinë se të martuar më lehtë i rrisin fëmijët, përparojnë në karrierë dhe janë të pranuar në shoqëri. 


Për këtë e duan martesën më shumë se femrat. Ndërsa, sondazhi i fundit i revistës amerikane “Time” ka zbuluar se nëse do të ndaheshin, meshkujt nuk do të rrinin duarkryq, por do të martoheshin përsëri, pasi nuk dëshirojnë të mbesin vetëm.
Rreth 38 % e meshkujve besojnë se të martuar janë më të lumtur. Këtë mendim e ndajnë 22 % e femrave. Edhe pse është i pranuar gjerësisht mendimi se meshkujt janë ata që duhet ndjekur, peshkuar dhe të miratojnë lidhjen, janë pikërisht gratë që janë të pavendosura dhe me më pak romantizëm e shikojnë martesën.
shko