e mërkurë, 15 dhjetor 2010

Unë jam Julian Assange

Dëshiroj informacion në mënyrë që të kërkoj llogari nga qeveria ime. Nëse vendi im sillet në mënyrë të padrejtë dhe në emrin tim, dëshiroj provën që e vërteton këtë. Dëshiroj të di nëse në të vërtetë nuk ekziston asnjë provë që dëshmon për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë. 


Dëshiroj të di nëse Amerika është duke bashkëpunuar me Izraelin për të përmbysur lidershipin në Iran. Dëshiroj të dhëna të cilat nuk janë ndryshuar nga reporterë të cilët punojnë për botues dhe media të cilat kanë qëllime politike dhe biznesi në kundërshtim me faktet. Dua ta di.Unë jam Julian Assange sepse unë e di që informacioni i pamanipuluar është mjaft i vlefshëm për demokracinë dhe për një botë në paqe. 


Sa më shumë njohuri të kem aq më të mira do të jenë vendimet që marr. Unë mund të votoj për kandidatët më të mirë. 

Unë mund të mbështes politikat më të mençura që të ndihmoj vendin tim dhe botën. Unë nuk jam naiv; unë e di që jo çdo veprim mund të jetë transparent por kam të drejtë të di pasojat e tij dhe se ai ka ndikuar në vendin tim dhe tek mua.Unë nuk besoj se Julian Assange ka bërë ndonjë gabim. 


Telegramet që janë botuar janë publikuar të gjitha në gazetat e shkruara dhe janë redaktuar në mënyrë që individët në rrezik të jenë të mbrojtur. Unë nuk dua që vendi im të akuzojë një njeri veprimet e të cilit po ndryshojnë të gjithë mënyrën sesi ne marrim informacionin dhe sesi marrim vendime të rëndësishme. Unë tashmë e di që presidenti im dhe lidershipi ushtarak i vendit tim nuk kanë qenë të ndershëm përsa i përket luftës në Afghanistan.


 Unë e di që vendi im ka vrarë njerëz civilë dhe që ne madje kemi refuzuar të pranojmë gabimet tona. Unë kam mësuar që aleatët tanë në mënyrë të fshehtë merren vesh me armiqtë tanë.Unë jam gjithashtu ushtari Bradley Manning. 


Unë e di që nëse ky informacion shqetësues do të ishte në tavolinën time do të kisha përballuar konfliktin që buron nga përballja e betimit për shërbim ndaj vendit tim dhe imoralitetit të sjelljes së këtij të fundit. Unë nuk besoj se do të kisha qenë i aftë të injoroja lajmin se helikopterët amerikanë kishin qëlluar me breshëri ndaj gazetarëve që mbanin kamera. Unë besoj se do të kisha vepruar sipas ndërgjegjes sime dhe do të kisha gjetur një mënyrë për të shpalosur faktet. Kishte një reporter në masakrën e My Lai në Vietnam por kishte vetëm një kamera armësh në helikopterin e SHBA në Irak. Ishte dhe Interneti. Si dhe Bradley Manning.

Unë besoj se tashmë qeveritë janë jashtë kontrollit dhe se qytetarët po humbasin besimin se mund të ndikojnë në vendimet e tyre. WikiLeaks dhe Interneti janë duke fuqizuar individët dhe grupet me anë të informacionit. Julian Assange dhe Bradley Manning janë dy fytyrat e para dhe dy zërat e parë të një turme e cila shumë shpejt do të bëhet tepër e madhe për tu kontrolluar. Arrestimi dhe akuzat ndaj tyre dhe ndjekja e tyre vetëm sa do të shkaktojnë një rezistencë më të gjerë ndaj luftës, ndaj mashtrimit dhe ndaj korrupsionit. Tashmë reporteri është Interneti. 



Kjo është mënyra si funksionon bota. Nuk dua të dëgjoj që gjithnjë do të ketë luftë dhe spiunazh dhe vdekje. Unë dëshiroj informacion që ti parandaloj ato dhe që të ndërtoj paqen.Jam i trishtuar që qeveria Australiane edhe njëherë po vepron në përulje ndaj interesave amerikane dhe nuk po kërkon të drejtat sovrane që ka mbi një nga qytetarët e saj. Jam gjithashtu i shqetësuar që presidenti i vendit tim i cili kandidoi për këtë post duke premtuar një qeverisje transparente po përpiqet të gjejë një mënyrë për të ndjekur ligjërisht një shtetas të huaj dhe po i ndalon ushtarit Manning të kontaktojë me familjen e tij. 


WikiLeaks ka treguar që ka një Amerikë ne tekstet e qytetarisë dhe një Amerikë që funksionon ndryshe në botën reale. Informacioni i përshtatshëm mund të na shpjerë më afër ideales. Unë tashmë nuk kam më besim tek presidenti im. Nuk kam më besim tek Kongresi im. Unë e bazoj besimin tek faktet dhe nuk i marr dot faktet nga shumica e mediave. Por përsëri kam dëshirë të di.

Unë jam Julian Assange. Dhe nëse për ty ka rëndësi e vërteta, Assange je dhe ti.
shko