e premte, 3 dhjetor 2010

ZGJEDHJET: Frymë e Re edhe në Pejë e Istog

Fryma e Re (Fer) vazhdoi rrugëtimin me autobusin e saj për të takuar qytetarët e Kosovës dhe për të ndarë me ta vizionin dhe programin e partisë.


Ekipi i FeR-it të premten pati takime me qytetarët në Istog dhe nga aty vazhdoi për në Pejë. Ata biseduan për së afërmi me qytetarët e këtyre, duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke shpalosur zgjidhjet nga programi i partisë për problemet specifike që ngritën qytetarët gjatë këtyre takimeve.



“Votuesi ynë është pensionisti, i cili qe dhjetë vjet pret reformë e respekt, votuesi ynë është mjeku, pacienti që pret sigurim shëndetësor, studenti që dëshiron perspektivë, bujku, biznesi që kërkon mundësi për zhvillim, me fjalë tjera të gjithë ata që janë shpërfillur nga qeverisjet e deritanishme, e ata janë shumicë në Kosovë. Këto takime në terren po na bindin se FeR-it tashmë është pranuar nga qytetarët anekënd Kosovës. Ne zotohemi se do të punojmë për ta ndryshuar Kosovën dhe për t’i dhënë kahjen që vërtetë e meriton - ta ndërtojmë një shtet me mundësi të barabarta për të gjithë”, tha Shpend Ahmeti gjatë takimit me qytetarët e Pejës.



shko