e premte, 21 janar 2011

BB Marieli-Elisës: “Po të ishe kripë, do të ishe kripë e ëmbël”

Disa nga banorët qëndrojnë në sallon duke dëgjuar muzikën e servirur nga Big Brother, Marieli qëndron në këmbë duke kërcyer e duke kënduar. Marielin e ndjekin dhe
Alma, Alkena e Shkëlqimi.
Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve qëndrojnë në dhomën jeshile duke u marrë me provën e javës, atë të fotografisë. Algeni dhe Petriti janë djemtë që japin ndihmën më të madhe gjatë realizimit të provës, duke ndihmuar vajzat që të “skanojnë” fotot e tyre në përmasa reale. Klodi shpesh herë konfrontohet me Algenin duke i thënë që me të të flasë me fjalor të pastër dhe të mos e ngacmojë. 

Mirjeta i kthehet dy-tri herë skanimit, pasi banorët nuk e pëlqejnë maksimalisht rezultatin e fotos.
Për grupin e parë bie gongu, që përkon me mbarimin e provës për sonte dhe rradhën e kanë banorët e tjerë. Algeni vjen në sallon duke këshilluar grupin e dytë se si ta kenë më të lehtë realizimin e provës duke qenë se ai tashmë e mësoi taktikën e realizimit.

Banorët e kthyer nga prova komentojnë pak mbi momentet e mëpardhme dhe ulen të hanë darkë pasi ndjehen të lodhur. Algeni shprehet se grupi i tij ka patur mugesë bashkëpunimi dhe Mirjeta shprehet se e ka patur të vështirë realizimin e skanimit të trupit në përmasa reale.

Marieli u thotë banorëve se motoja e tij në jetë është : “Buzëqesh gjithmonë”. Ai kërcen me Elisën dhe duke i përkthyer një këngë nga italishtja në shqip, Elisa merr shkas nga teksti i këngës dhe thotë se ajo është ‘e ëmbël si sheqer’. Marieli përgjigjet se Elisa dhe po të ishte kripë, do të ishte kripë e ëmbël.

Elisa përgjigjet se nuk ia kanë thënë këtë gjë më parë dhe Marieli shton se as ai nuk e ka përdorur më parë dhe është hera e parë që e thotë.
Banorët qëndrojnë të gjithë në sallon duke kërcyer e duke kënduar këngët që dëgjojnë në sfond dhe kalojnë momente të gëzueshme.
shko