foto: TopLajm |
Filloi edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFilmFest”. Në festivalin i cili do të zgjasë deri më 29 shtator do të shfaqen filma të metrazhit të gjatë dhe të mesëm.
Ceremonia zyrtare e hapjes u bë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Festivali “PriFilmFest” u hapë solemnisht nga producentja australiane në Hollivud, Eva Orner, e cila është fituese e çmimit Oscar dhe Emmy. Ajo do të jetë edhe kryetare e jurisë së festivalit.
Festivali “PriFilmFest” mbahet në Kinemanë ABC dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në garë do të jenë 12 filma që garojnë për pesë çmimet “Hyjnesha e Artë”, për filmin më të mirë, regjinë, aktorin, aktoren dhe çmimin special të jurisë.