e mërkurë, 5 janar 2011

Erjoni, striptisti i parë shqiptar

Një 24-vjeçar, striptisti i parë mashkull në Shqipëri, tregoi përvojën e tij të veçantë në mikrofonat e emisionit të pasdites, në Top Channel.
”Të zhvishem përpara femrave për mua është një pasion dhe profesion. Detyra ime është
të bëj një femër të ndihet sa më mirë, të bëj që adrenalina dhe ndienjat e saj të arrijnë maksimumin”, thotë Erjoni.
”Për herë të parë zhvillova këtë zanat në një klub në Gjermani, ku pronari ishte shqiptar. Bëra 3-4 shfaqje striptize atje dhe kur erdha në Tiranë mendova se përse jo të mos provoja të çaja edhe në tregun shqiptar”.
Megjithatë, vështirësitë e të qënit një kërcimtar erotik në Shqipëri mbeten ende tepër të mëdha. “Shumica e pronarëve të lokaleve nuk janë të sigurt për efektin që unë do të kisha mbi klientelën nëse do të më punësonin”, sqaron Erjoni, i cili fajëson edhe mentalitetin tonë.
”Problemi është se ende këtu nuk ka hyrë kultura e Lady’s Night, ku në lokal të ketë vetëm femra. Gjithmonë, pas orës 12 hyjnë edhe meshkuj. Pastaj ka edhe raste kur kliente femra nuk të vlerësojë. Mbaj mend që më kanë thënë se edhe pse unë u zhvesha, ato nuk ndienë ndonjë kënaqësi të madhe. Megjithatë, shoqja e asaj që më tha këtë gjë kërceu gjithë mbrëmjen me mua”.
Ndonëse për momentin të qënit striptist për Erjonin është një punë part-time, ai ka plane të mëdha për të ardhmen në këtë fushë. “Gjithmonë ka gjëra për të mësuar në bërjen e një femre që të ndihet sa më mirë. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët pasi për mua striptizmi është një pasion dhe një profesion, të cilin dua ta perfeksionoj sa më shumë”, përfundoi 24-vjeçari. /tch
shko