e mërkurë, 5 janar 2011

Rritet numri i milionerëve në Kinë

Numri i milionerëve në Kinë është rritur me 18% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 383 mijë të tillë.
Teksa vitin e kaluar ishin 331 mijë milionerë, studimet e “Forbes China” dhe
Bankës kineze të ndërtimit, treguan se numri i milionerëve pasuria e të cilëve  kalon vlerat 10 milionë juanëve (1,5 milion dollarë) ka arritur në 383 mijë në vitin 2010.

Për shkak të krizës ekonomike botërore në vitin 2008 kjo shifër ishte frenuar pak, por me anë të paketës prej 4 trilion juanësh (603 miliard e 932 milionë dollarë) të dhëna nga qeveria, tregu dhe bursa kishin filluar të lëviznin.

Mosha e milionerëve kinezë është nën 50 vjeç dhe në shumicën e rasteve mendohet se janë persona të lindur gjatë viteve 1960-1970.

11,8 % e milionerëve janë të vitit 1980 e pas. Në studim bëhet e ditur se një e treta e të pasurve janë djem, 84% prej tyre janë të martuar dhe pjesa më e madhe merren me prodhim dhe tregti./Start
shko