e premte, 7 janar 2011

Jeremiq “kërcënon” Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi sonte se diplomacia serbe sivjet do të
vazhdojë të punojë në arritjen e zgjidhjes kompromise për Kosovën.

Ai i tha televizionit shtetëror RTS se diplomacia do të përpiqet të ‘kufizojë” numrin e njohjeve ndërkombëtare dhe të pengojë aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Do të përpiqemi të bllokojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është parakusht i rëndësishëm për arritjen e zgjidhjes kompromise”.

Në pyetjen lidhur me raportin e Dick Martyt për “tregtinë me organe njerëzore” gjatë luftës në Kosovë, Jeremiq ka thënë se bëhet fjalë për “akuza të tmerrshme, të cilat duhet të hetohen”, raporton Koha.

“Nevojitet hetim kredibil ndërkombëtar. E vërteta duhet të dalë në shesh, ajo nuk mund të futet nën tepih”, tha shefi i diplomacisë serbe./yp
shko